Daliç shfaqet optimist: Nuk i trembemi Spanjës, jemi në grupin më të vështirë

2KM53G7 DOHA, QATAR - NOVEMBER 26: Zlatko Dalic, Head Coach of Croatia, speaks during the Croatia Press Conference at the Main Media Center on November 26, 2022 in Doha, Qatar. Photo: Igor Kralj/PIXSELL Credit: Pixsell photo & video agency/Alamy Live News

Tekniku i kombëtares kroate Zlatko Daliç, ka folur për mediat në prag të sfidës së pare në këtë Euro 2024, atë me Spanjën.

“Spanja na mundi në përballjen e fundit, por ne nuk i trembemi. Shumë respket për Spanjën, pasi ata kanë një ekip shumë të mirë. Nuk do të kërkojmë asnjë hakmarrje, thjeshtë do të futemi në fushën e lojës për fitore. Grupi ynë është padyshim më i forti i mundshëm”, theksoi ndër të tjera Daliç.

Spanja dhe Kroacia, janë pjesë e Gripit B, së bashku me kombëtaren tone dhe Italinë. Shqipëria do të përballet me kroatët, të mërkurën, date 19 Qershor, ora 15:00, në Hamburg.

SHKARKO APP