Dalin në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”

Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit dhe tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Ky kompeticion madhor do të zhvillohet në katër stadiume të përzgjedhura: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”.
Në “Arenën Kombëtare” do të luhen gjithsej pesë ndeshje, përfshirë sfidën hapëse, dy ndeshje të fazës së grupeve, një gjysmëfinale dhe finalja e madhe. Në “Elbasan Arena” do të zhvillohen katër takime, ku përfshihen tre ndeshje të fazës së grupeve dhe një gjysmëfinale. Ndërkohë, në stadiumet “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana” do të luhen nga tre ndeshje të fazës së grupeve.
Stadiumet janë të ndara në sektorët: Kategoria 2, Kategoria 1 dhe VIP. Çmimet e biletave për ndeshjet e fazës së grupeve dhe gjysmëfinalet janë:
- Kategoria 2 – 400 lekë
- Kategoria 1 – 800 lekë
- VIP – 3,500 lekë
Për finalen që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, çmimet janë:
- Kategoria 2 – 500 lekë
- Kategoria 1 – 1,000 lekë
- VIP – 5,000 lekë
Biletat shpërndahen vetëm nga kompania T-Ticket, dhe të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë ato vetëm online, në faqen ebileta.al .