David Alaba ka firmosur para kontratë me Realin

David Alaba-n me shumë mundësi do ta shohim në Spanjë sezonin e ardhshëm. Sipas prestigjiozes “Marca”, madrilenët kanë arritur akordin me futbollistin austriak të Bayernit, teksa raportohet se ai ka nënshkruar një para-kontratë.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje 3-vjeçare me vlerë rreth 12 milionë euro në vit. Transferimi i Alabas me parametër zero mund të konsiderohet një goditje e bujshme në merkato për Los Blancos, të cilët në verën e ardhshme do të tentojnë edhe afrime të tjera me peshë për të rritur cilësinë në skuadër.

Për futbollistin e kombëtares austriake interesohen edhe Chelsea e Manchester City, por Reali është treguar më konkret dhe është shumë pranë firmës me Alaban.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?