Davies drejt largimit, Bayerni kërkon ta gjejë zëvendësuesin në Seria A
Alphonso Davies është në prag largimi nga “Bavarezët” e Bayern Munich. Skuadra bavareze është në kërkim të një zëvendësuesi për të në krahun e majtë të mbrojtjes, ku zëvendësuesi mund të vijë nga Seria A.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave, një objektiv kryesor te “gjigantët” gjermanë është anësori francez, Theo Hernandez, me 26-vjeçarin, i cili prej disa sezonesh tashmë po shkëlqen me fanellën e Milan, duke qenë një nga lojtarët protagonistë, në “San Siro”, sidomos me kombinim e tij fantastik, me “yllin” portugez, Rafael Leao.
Gjithsesi kalimi i Hernandez në Bavari nuk është një mision i lehtë, pasi Milani kërkon plotë 100 milionë euro për shërbimet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

