De Biasi: Duam vendin e tretë në grup. Ja pse e nuk e grumbullova Gashin
Pas publikimit të listës së lojtarëve që do të ketë të gatshëm për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës, De Biasi foli në konferencën për shtyp për grumbullimin e lojtarëve të rinj si Grezda dhe Latifi si dhe lënien jashtë të sulmuesit Shkëlzen Gashi.
De Biasi u shpreh se për këto dy takimi ka grumbulluar lojtarët që janë në formën e tyre më të mirë.
Italiani theksoi se synimi I kombëtares shqiptare është që të arrijë të renditet në vëndin e tretë në tabelën e klasifikimit ku ndeshjet kryesore për të janë sfidat ndaj Maqedonise, Izraelit dhe Lihtenshtejnit.
“Ndeshjet e rëndësishme për ne janë ato me Lihtenshtejnin, Maqedoninë e Izraelin, si fillim të përqendrohemi te këto, pasi ndeshjet e tjera kanë histori në vetë. Udhëtimi drejt Rusi 2018 është shumë i vështirë për ne, duhet ta bëjmë sa më pak të komplikuar të mundshëm. Gjërat më të rëndësishme i bëjmë kur jemi të përqendruar, për mua e rëndësishme është të bëjmë sa më mirë ndaj Lihtenshtejnit, pasi ne duhet të bëjmë pikë. Kur duam të bëjmë pikë nuk është e thjeshtë për ne. Ne mbajmë nën kontroll të gjithë lojtarët që janë dhe mundohemi të zgjedhim kush është më mirë dhe kush nuk është”
Ndërkohë Italiani foli dhe për risitë e reja të listës së grumbullimit të lojtarëve.
“Kam folur këto ditë me Gashin, ishte i gatshëm të vinte për këto ndeshje, por bëra zgjedhje të tjera Kam afruar të rinj si Manaj, Grezda e Latfii, të rinj për të ardhmen. Unë zgjedh lojtarë të përshtatshëm për projektin” perfundoi Italiani.
KOHA JONË SONDAZH

