De Biasi flet për UEFA-n: Ja pse humbi Shqipëria

Pas ndeshjes me Zvicrës, trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi ka folur për faqen e UEFA në lidhje me përballjen e humbur mesditën e sotme.

“Kishim nevojë për një lajm të mirë, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Në 20 minutate para kemi luajtur nën presion dhe nuk mundëm që të shprehnim një futbllok të mirë dhe kur lëshon shumë, ndëshkohesh.

Momentet që vendosen ndeshjen, ishin pësimi i golit dhe dalja me të kuq e Canën, e cila në fakt ishte e rregullt, si dhe rastet për gol të Shqipërisë, e sidomos ai i Gashit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të themi se nuk ishim me fat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte mjaft e vështirë për lojtarët që të mbanin emocionet në një skenë të tillë si kjo e sotmja.

Në rastin e golit të Zvicrës shkoi gjithçka keq, me një mbrojtës që rrëshqiti në momentin e gabuar. Edhe pse pas 20 minutash ne u kthyen duke luajtur, dëmi ishte bërë”, – ka përfunduar prononcimin e tij trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi për faqen zyrtare të UEFA-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?