De Biasi: Grupi, Spanja dhe Italia do jenë në krye
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, mendon se Spanja dhe Italia do të jenë në dy vendet e para në Grupit G të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.
“Pas tri ndeshjeve skuadra që më ka bërë më shumë përshtypje është Spanja”, deklaroi fillimisht De Biasi.
“Është një skuadër shumë e fortë dhe jo rastësisht e dominoi për 65 minuta Italinë. Klasifikimi im është ky: Spanja e para, Italia e dyta, ndërsa Shqipëria dhe Izraeli janë në të njëjtin nivel për vendin e tretë”, shton ai.
KOHA JONË SONDAZH

