De Biasi: Ja cila kombëtare duhet të na ndihmojë

Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Rumanisë ka kthyer kuqezinjtë në vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Gjatë një interviste nga Lioni strategu italian De Biasi ndihet i lumtur me këtë përfaqësim pasi i ka dhënë një gëzim të jashtëzakonshëm tek shqiptarët.

De Biasi theksoi se Shqipëria do të ketë një shans të madh nëse Italia do të ndihmojë kuqezinj duke fituar ndeshjen kundër Irlandës.

“Më ka dhënë një gëzim të madh pasi tani po pres përballjet e tjera për të mësuar të ardhmen në ‘Euro 2016’. Ajo që më bën akoma edhe më shumë të lumtur është sepse kam dhënë gëzim të jashtëzakonshëm jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri por në të gjithë botën”.

Tre milionë shqiptarë kanë një idhull të ri pikërisht emrin e Gianni De Biasi dhe i cili dje arriti një tjetër rekord pasi mori fitoren e parë në një kompeticion të madh, shkruan ‘giannidebiasi.it’.

“Tani jam duke shpresuar që në Grupin ku ndodhet Italia kombëtarja shqiptare të marrë një ndihmë pasi nëse ‘axurrët’ do të fitojnë ndaj Irlandës atëherë kemi shumë shpresa të dalin në mesin e 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta.

Djemtë më kanë bërë dhuratën më të bukur për ditëlindje pasi kemi luajtur një ndeshje të madhe me Francën ndërsa tashmë me Rumaninë zhvilluam një lojë perfekte”,- përfundoi De Biasi.

SHKARKO APP