De Biasi: Ja kur do ta publikoj listën përfundimtare
Gianni de Biasi ka zbuluar se me 31 maj do ta publikoj listën përfundimtare të lojtarëve që do t’i marrë me vete në Euro 2016
Kombëtarja shqiptare po vazhdon me përgatitje, në Austri, për Kampionatin Evropian ‘Franca 2016’
Kurse, selektori i ekipit kuqezi, Gianni de Biasi me kujdes po vëzhgon çdo lojtarë, pasi nga 27 të ftuar, me vete në Francë duhet të marrë vetën 23 futbollistë.
Para miqësores me Katarin , e cila luhet sot, Biasi ka zbuluar se me 31 maj do ta publikoj listën përfundimtare të lojtarëve që do t’i marrë me vete në Euro 2016
“Është ndeshja e parë pas më shumë se dy muajsh e gjysmë dhe jam shumë kurioz të shikoj gjendjen e skuadrës. Kjo ndeshje do të më ndihmojë mua të dal në disa përfundime. Vendimin e listës së lojtarëve që do të vijnë në Francë, do ta marr në datën 31 pas stërvitjes së fundit dhe më pas do të bëj zgjedhjen përfundimtare”, ka deklaruar De Biasi.
“Të gjithë meritojnë të vijnë në Francë. Vendimi do të jetë shumë i kujdesshëm por edhe i dhimbshëm sepse çdo lojtar e konsideroj si djalin tim dhe nuk është aspak e lehtë të heq dorë nga ndonjëri prej tyre”, ka theksuar ai.
KOHA JONË SONDAZH

