De Biasi: Luajtëm mirë, por kundër Spanjës do jetë vështirë

Pas fitores ndaj Lihtenshtejnit, De Biasi, është shfaqur i lumtur për pikët e plota të marra në këtë transfertë. Pas ndeshjes ai tha se në këtë takim e rëndësishme ishte vetëm fitorja.

“Luajtëm një ndeshje që sipas meje e kemi interpretuar mirë, ndoshta mund ta luanim edhe me më shumë kualitet. Por të luash këtë ndeshje nuk është e lehtë për askënd. Por është një rezultat i rëndësishëm që na jep besim për më vonë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket ndeshjes së radhës ndaj Spanjës, italiani tha se do të jetë një përballje mjaft e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për të do të mendojmë nesër. Më lini të verifikoj dhe analizoj fitoren e sotme, të shohim si jemi fizikisht. Mendoj se nuk kemi probleme gjithsesi. Do të përgatitim një ndeshje që është shumë e vështirë për ne”, shtoi trajneri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?