De Biasi shokon të gjithë: Ndeshjet që kishim për t’i fituar i kemi fituar
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë të gjatë për portalin e njohur “goal.com” teksa ka befasuar jo pak kur është pyetur për ecurinë e deritanishme në eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
“Humbja mund të ishte e pritshme kundër Spanjës edhe pse loja u vendos në një gabim tonin. Ne ia dhuruam avantazhin 1-0 kundërshtarit, teksa ishim në kontroll të ndeshjes. Më shumë ka djegur humbja kundër Izraelit, ashtu siç erdhi ajo.
Pas pak minutash kemi pasur dëbimin e pare me të kuqe të mbrojtësit tonë, më pas, në gjysmën e dytë, edhe portieri Berisha. Le të themi se asnjëherë si në këtë rast nuk mund të flasim për ndeshje të vendosur nga episodet.
Në çdo rast, ne duhet të shikojmë përpara me besim, sepse, pavarësisht nga kjo lemzë me Izraelin, ndeshjet që kishim për t’i fituar i kemi fituar.”
KOHA JONË SONDAZH

