De Biasi: Sot sfida, shpresoj ta nisim mbarë

Një ditë përpara sfidës me kombëtaren zvicerane, trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana kanë dhënë një konferencë për shtyp.

Trajneri italian ka thënë se “ndeshja me Zvicrën nuk është deçizive për ecurinë e kombëtares” dhe se “nuk ndjen asnjë presion por pret shumë nga djemtë e tij”.

“Jam krenar për lojtarët e mi dhe shpresoj që ta nisim mbarë,” tha De Biasi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas trajnerit foli dhe kapiteni i kombëtares kuq-e-zi, Lorik Cana.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Forca e ekipit tonë ka qenë përqëndrimi. Të njëjtën gjë do mundohemi të bëjmë dhe me kombëtaren zvicerane. Me shumë lojtarë të Zvicrës jemi miq,” tha Cana.

Kapiteni komentoi edhe faktin që vëllezërit Xhaka luajnë në kombëtare të ndryshme duke thënë se “ata janë të dy luftëtarë dhe secili do të luajë për të fituar”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?