De Biasi: Tani provojmë për vendin e 3-të

“Provojmë për vendin e 3-të”.  Kështu ka deklaruar traineri De Biazi përpara kamerave të RAI-it i ftuar nga emitenti publik italian në vigjilje të ndeshjes miqësore Itali-Gjermani.

Ai e shprehu hapur se Shqipëria tani është në garë vetëm për vendin e tretë. “Ndaj Izraelit u bë një ndeshje që nuk e prisnim. I paguam shumë shtrenjtë disa vendime arbitrale të diskutueshme. Çfarë ndryshon tani? Mendoj se Italia me Spanjën nuk do ta kenë aspak të vështirë të dalin në vendin e parë dhe të dytë. Vendi i tretë vlen pak, por për ne mund të jetë i rëndësishëm dhe do të provojmë ta kapim në 6 ndeshjet e mbetura”, tha De Biazi.

Duke filluar nga sot, tekniku i kuqezinjve do të fillojë të studiojë me vëmendje kundërshtarin e radhës të Shqipërisë, për të tentuar një surprizë të madhë në mars në transfertën ndaj kombëtares së vendit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë traineri i kombëtares ka lënë pas cdo polemikë ka prodhuar pasndeshja me Izraelin, në një kohë që pauza e gjatë e sfidës së ardhëshme eleminatore me Italinë ka bërë që analiza të jetë më gjakftohtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri është vënë së fundmi në shënjestër të akuzave për futjen e 3 sulmuesve në fushë, packa se që pas minutës së 65-të ndeshja ishte 0-2 dhe shqipëria luante me 9 lojtarë në fushë.

Gjurmë xhelozie nga ana e klasës shqiptare të trainingut në drejtim të numërit 1 të kombëtares shqiptare, i cili gjithsesi nuk ka hyrë në asnjë moment në këtë polemikë të lindur, sipas tij, tërësisht të panevojshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?