De Biazi: A dua ta rinovoj kontratën? Duhet të më pyesë Duka

Xhani De Biazi mendon se Shqipëria mori më pak nga sa meritoi në Kampionatin Europian. Në një intervistë të gjatë për “SuperSport”, trajneri italian tha se, përveç humbjes me Izraelin, Kombëtarja është brenda objektivave në kualifikueset e Botërorit 2018.

60-vjeçari prek me radhë të gjitha temat – nga aventura në Francë te zgjedhjet e lojtarëve, nga ecuria në eliminatore tek e ardhmja e tij…
Aventura në Europian

“Duhet të kesh besim se gjërat mund të realizohen. Mendoj se pas vitit që kemi kaluar bashkë, i kemi nisur mirë këto kualifikuese. Me përjashtim të ndeshjes së fundit, jemi në linjë me parashikimet e fillimit. Europianin e kaluam me shumë gëzim dhe entuziazëm, dhe publiku shqiptar na ndoqi me shumë entuziazëm pa krijuar probleme, e jetoi si një festë kualifikimin tonë për herë të parë në Europian. Mendoj se bëmë mirë, edhe pse morëm më pak sesa dhamë në fushë. Dolëm kryelartë nga ky turne”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Rashicën
“Nuk ka luajtur shumë me ne, as gjysmë ndeshje. Mund të ketë cilësitë më të mëdha të botës, por nuk ndryshonte ekuilibrat e Kombëtares sonë. Ai është i lirë të bëjë atë që do. Dikush vuri në dyshim se e kishte bërë se ishte zhgënjyer nga fakti që nuk u thirr në Europian, por pastaj pashë intervistën ku thoshte që edhe nëse shkonte, do të zgjidhte vendin. Është një zgjedhje personale që ka të drejtë ta bëjë çdokush”.

Për Salihin

“Ishte një lojtar i rëndësishëm në vitin e parë, kurse në të dytin luajti pak. Por mënyra se si ne e shohim futbollin, e bën të vështirë të dalin në pah cilësitë e Hamdiut. Ai në zonë është i shkëlqyer, akrobatik, një lojtar që nuk ka nevojë për shpjegimet e mia. Por vizioni ynë është të bëjmë një futboll të një cilësie tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Goli i tij ndaj Norvegjisë është shumë i bukur dhe fryt i një pune në stërvitje. Më pas, të njëjtën gjë bëmë edhe ndaj Francës, kur Mavraj gjuajti jashtë. Mendoj se gjëja kryesore është t’i çojmë lojtarët të gjuajnë në portë”.

E ardhmja
A do të jem fundvitin e ardhshëm trajner i Shqipërisë? Varet nëse jam i lirë dhe kam kohë të kaloj këtu. Përndryshe, do të thotë që do të jem ende këtu duke drejtuar Kombëtaren. Por kam parë që trajnerit të Gjermanisë ia rinovuan kontratën për 4 vite. Ne nuk kemi arritur objektivat, ndaj vazhdojmë me kontratën e vjetër. Jemi të qetë kështu. A do ta rinovoja kontratën? Këtë pyetje duhet të ma bëjë Armand Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?