De Biazi: Është Izraeli rivali ynë për vendin e tretë

Trajneri Xhani De Biazi e pranon që objektivi i Kombëtares shqiptare është vendi i tretë në Grupin G për kualifikueset e kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Në një intervistë për radion italiane “Radio 1”, tekniku kuqezi u shpreh se skuadra jonë nuk mendon për vendin e dytë në grup, edhe pse do të provojë ta arrijë.

“Besoj se Spanja ka diçka më tepër dhe do ta fitojë grupin. Ehhe Italia është në një nivel më të lartë, ndërsa ne dhe Izraeli do të luajmë për vendin e tretë. Ne nuk mendojmë për vendin e dytë, edhe pse do provojmë ta arrijmë”, tha 60-vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 Duke komentuar humbjen 2-0 ndaj Spanjës mbrëmë në Shkodër, De Biazi deklaroi: “Të luash kundër Spanjës është shumë e vështirë për këdo skuadër. Këtë e provoi edhe Italia. Spanjollët janë një ekip me një grup të përbërë nga lojtarë që vijnë kryesisht nga Reali i Madridit dhe Barcelona. Mbrëmë ne nuk mundëm t’u kundërpërgjigjeshim zotërimit të topit nga ana e tyre siç bëmë me Portugalinë para dy vitesh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?