De Biazi, i ftuari special i Kontes në stërvitjen e Çelsit

Xhani de Biazi i ftuari special i Antonio Kontes. Konfirmohet edhe njëherë tjetër raporti i shkëlqyer miqësor që ekziston mes dy trajnerëve italianë, pasi tekniku i kombëtares kuqezi paraditen e kësaj të enjteje ishte i pranishëm në qëndrën stërvitore të Çelsit për të ndjekur nga afër seancën e rradhës stërvitore të Bluve të Londrës. Falë punës së shkëlqyer që po bën Antonio Konte gjatë kësaj periudhe Çelsi po i mahnit të gjithë në Premier Leaguen angleze teksa pozicionohet në vendin e parë të renditjes me 6 pikë më shumë se Liverpooli dhe numëron plot 12 fitore radhazi.

De Biasi ndoqi nga afër stërvitjen e bluve që po vijojnë përgatitjet për sfidën ndaj Stoke City-it ku të besuarit Antonio Kontes do të synojnë tajcojnë në 13 numërin e sukseseve rresht. Të dy teknikët i dhanë disa këshilla njëri-tjetrit në takimin që patën duke u shfaqur shumë të afërt siç tregohet në këtë foto të postuar nga trajneri i kombëtares shqiptare në rrjetet sociale me De Biazin që e falenderon Konten, për mikëpritjen. Falë raportit shumë të mirë që ekziston mes dy trajnerëve u organizua edhe miqësorja e 18 nëntorit të vitit 2014 mes Italisë dhe Shqipërisë në Genoa që përfundoi me fitoren 1-0 të të kaltërve. Në atë periudhë Antonio Konte ishte në drejtimin e përfaqësueses italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?