De Biazi për “TMW”: Nuk e pyesim veten për shanset e kualifikimit

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për portalin e njohur sportiv italian “TuttoMercatoWeb”. Gjatë kësaj interviste ai ka folur për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me Shqipërinë në një grup ku përballë është edhe Italia. Gjithashtu tekniku i kuqezinjve ka komentuar edhe të ardhmen e tij.

Çfarë përshtypje ju lanë ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës?

Mendoj se është normale të humbësh me Spanjën, pasi diferencat sa i përket cilësive në nivelin teknik janë mëse të dukshme. Megjithatë, pavarësisht rezultatit, çdo ndeshje duhet analizuar. Unë e theksoj që kundër tyre ne kemi bërë mirë, edhe pse humbëm. Në përgjithësi, jam i kënaqur nga dy ndeshjet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje direkte: Sa mundësi keni për të shkuar në Rusi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është problem për ne dhe nuk ia bëjmë këtë pyetje vetes. Jetojmë dhe mendojmë ditë pas dite, por duke qënë realist. Kemi përballë ekipe si Italia dhe Spanja, në të cilat luajnë kampionë të mëdhenj që kanë fituar çdo gjë.

Si është hierarkia e grupit sipas jush?

Spanja ka cilësi superiore në krahasim me gjithë të tjerat, pastaj vjen Italia. Më pas jemi ne, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni. Gjithsesi diçka është e sigurt, ne do të provojmë deri në fund./panoramasport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?