De Biazi: Shqipëria nuk mund të arrijë më shumë se kaq

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, nuk  është shumë optimist për të ardhmen e Shqipërisë në Kupën e Botës.

“Aventura me Shqipërinë arriti maja, pasi besoj se me këta djem më shumë se kaq nuk mund të arrihet edhe pse në jetë nuk duhet thënë kurrë kurrë”,  është shprehur tekniku italian në një intervistë për kanalin e Sampdoria, në stërvitjen e të cilës do të jetë gjatë këtyre tre ditëve.

Ndërkohë De Biazi, shton se problemi më i madh në kombëtare për momentin është menaxhimi i momentit në të cilin ajo ndodhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk duhet të mendojmë se jemi të aftë, por të punojmë me të njëjtin intesitet ashtu si edhe më parë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse De Biazi shfaqet mosbesues, shprehet se skuadra e  ka ende një mundësi, por vetëm nëse punojnë me njëri- tjetrin me të njëjtin intensitet dhe dëshirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?