De Bruyne 4-6 javë jashtë fushave, humbet super sfidën ndaj Liverpoolit

Kevin De Bruyne u detyrua që të braktiste fushën e lojës para kohe, në minutën e 59-të në sfidën e djeshme kundër Asston Villa-s. Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola ka konfirmuar se dëmtimi ishte më i rëndë se pritshmërit.

Belgu pritet të qëndrojë 4-6 javë jashtë fushave të lojës. 29-vjeçari do të jetë një mungesë e madhe për super ndeshjen kundër Liverpoolit që do të luhet më 7 shkurt.

Ky do të jetë një problem më shumë për Guardiolën, që këtë sezon, në pak raste ka pasur në dispozicion grupin e plotë të futbollistëve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?