De Bruyne dëmtohet duke gjuajtur 11 metërshin

Penallti e shënuar dhe një dëmtim i ndodhi futbollistit të Napolit, Kevin De Bruyne gjatë sfidës së kësaj të shtune me Interin në ”Maradona Stadium”. Situata ndodhi në minutën e 33 të sfidës, kur mesfushori belg ekzekutoi saktë një 11 metërsh shumë të kontestuar nga Interi pas një kontakti mes Di Lorenzos e Mkhitaryan, por teksa gjuajti penalltinë, De Bruyne pësoi një dëmtim muskular me trajnerin Conte që u detyrua të zëvendësojë mesfushorin i cili u largua nga fusha e lojës i ndihmuar nga shokët e skuadrës pasi e kishtë shumë të vështirë të ecte vetë. Në vendin e tij, hyri në fushën e lojës Oliveira.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?