De Bruyne është i papërmbajtshëm, shënon një tjetër super gol (VIDEO)

Manchester City po e kthen në goleadë ndeshjen ndaj Arsenalit. Kevin De Bruyne është në ditën e tij më të mirë, teksa është bërë protagonist edhe në golin e 3-0.

Mesfushori belg me një veprim të bukur në minutën e 40-të, i shmanget mbrojtjes së topçinjve dhe më pas lëshon një të majtë të hidhur, e cila shkon në fundin  rrjetës së portierit Leno.

Ky është goli i dytë për De Bruyne sot, ndërkohë që ka dhënë jë asist dhe ka goditur njëherë shtyllën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?