De Bruyne, futbollisti me më shumë asist në historinë e futbollit

Kevin De Bruyne është lojtari me përqindjen më të lartë të asisteve në histori. “Le Soir” ka publikuar statistikat e mesfushorit të Manchester City-t dhe kombëtares belge, i cili ka realizuar 226 pasime vendimtare në 561 ndeshje të zhvilluara me një mesatare prej 0,402 për ndeshje.

Mbrapa tij janë Lionel Messi, që ka dhënë 342 asiste, por në 910 ndeshje, me një mesatare 0,37. Ndjekin Ozil (0,36), Luis Suarez (0,355), Angel Di Maria (0,34), Cesc Fabregas (0,29), Cristiano Ronaldo (0,25), Xavi (0,23) dhe Iniesta (0,21).

SHKARKO APP