De Bruyne njofton largimin zyrtar nga Manchester City: Është koha për të thënë mirupafshim!

Kevin De Bruyne ka njoftuar largimin nga Manchester City. Pas 10 vitesh si pjesë e qytetarëve, rrugët mes lojtarit dhe skuadrës angleze do të ndahen në fund të sezonit aktual. Belgut i skadon kontrata dhe ka vendosur të mos rinovojë, duke u larguar si futbollist i lirë. Lajmin për largimin nga Manchester City, e ka dhënë vetë lojtari, nëpërmjet një letre të gjatë në rrjetet sociale.
“I dashur Manchester! Duke parë këtë, e dini çfarë do të vijë. Kështu do tregohem i drejtpërdrejt duke iu thënë që do jenë muajt e fundit si lojtar i Manchester City.
Nuk është e lehtë të shkruash, por si futbollistë, e dimë se kjo ditë do të vijë. Kjo ditë ka ardhur dhe është mirë që ta zbuloni më parë. Futbolli më dërgoi te të gjithë ju dhe te ky qytet. Duke ndjekur me ëndrrën time duke mos e ditur se do të ndryshojë jetën. Ky qytet, ky klub, këto njerëz më dhanë çdo gjë. Nuk kisha zgjedhje tjetër. Dhe ne fituam çdo gjë.
Na pëlqen apo jo, është koha për të thënë mirupafshim. Fëmijët e mi dhe unë jemi mirënjohës për çfarë do të thotë ky vend për ne. Pasaporta e fëmijëve tonë do të jetë gjithmonë Manchesteri.
Do të jetë gjithmonë shtëpia jonë. Fjalët nuk janë të mjaftueshme për 10 vitet që kaluan. Çdo histori e ka një fund, por ky është kapitulli më i mirë. Le të shijojmë momentet e fundit. Me shumë dashuri”, shkruan De Bruyne.
33-vjeçari numëron 6 tituj të Premier League të fituara, një Champions League dhe një FA Cup me Manchester City-in.