De Bruyne përzgjidhe “Lojtari i Sezonit” në Premier League

Kevin De Bruyne ka fituar çmimin “Lojtari i Sezonit” në Premier League për fushatën 2019-20. Belgu krijues shënoi rekordin për asistime në një fushatë të vetme, duke dhenë 20 pasime pë gol dhe barazuar rekordin e vendosur nga legjenda e Arsenalit Thierry Henry në fushatën 2002-03, pa harruar edhe 13 golat e shënuar prej tij.

Për më tepër, ai krijoi më shumë raste dhe u përfshi në aksionet e golave më shumë se çdo lojtar tjetër i Premier League-s. Ai mposhti konkurrencën e treshes së Liverpoolit Alexander-Arnold-Henderson-Mane, plus të sulmuesit të Southamptonit, Danny Ings, të portierit të Burnleyt, Nick Pope, dhe të sulmuesit të Leicester City-t, Jamie Vardy.

SHKARKO APP