De Bruyne refuzon super rinovimin me City-in

Kevin de Bruyne ka refuzuar një ofertë të parë për ta zgjatur kontratën e propozuar nga Manchester City. Mesfushori 29-vjeçar i konsideron kushtet në tavolinë të pamjaftueshme dhe ka thënë “jo”.

De Bruyne, i cili ka kontratë deri në qershor 2023, pret një shpërblim më të madh për punën e tij. Negociatat, për këtë arsye, vlerësohet se mund të zgjasin me kohë.

Duhet të mbahet mend se ylli belg, i cili shkëlqeu në fitoren kundër Chelsea, kohët e fundit ndryshoi agjent dhe nuk menaxhohet më nga Patrick de Koster. Paga e tij vjetore është 18 milionë euro. Manchester City synon ta ketë në skuadër deri në moshën 34 vjeç, duke i ofruar një kontratë 5-vjeçare.

SHKARKO APP