De Bruyne thërret Juventusin, belgu kërkon Ronaldon dhe Championsin
Sipas Agatha Christie, tri indicie përbëjnë një provë. Edhe pse jemi në fillimin e tratativave Kevin de Bruyne ka lëshuar sinjale të qarta se mund të largohet nga Manchester City gjatë verës, duke i dhënë sinjale të rëndësishme Juventusit. Në një intervistë të dhënë për mediat belge ai konfirmoi se do të jetë e vështirë që të qëndrojë te “qytetarët” dy sezone pa luajtur në Champions League, pasi klubi anglez është dënuar momentalisht për shkelje të Fair Play-it Financiar. Në pritje të një vendimi nga TAS, De Bruyne ka dhënë sinjale se mund të mendojë për një transferim të mundshëm në Itali, atje ku do të gjente një nga idhujt e tij.
Në këtë pikë kthehet në kujtesë një tjetër frazë e belgut në fund të muajit prill, që bëri të ëndërrojnë tifozët bardhezi: “Më pëlqen të luaj me sulmues si Cristiano Ronaldo. Për mënyrën si interpretoj rolin, sulmuesit janë të rëndësishëm. CR7 do të çonte në majë numrin e asist, mund të bëja krosime edhe në tre metra lartësi e ai do t’i arrinte njësoj”, duke kujtuar golin e jashtëzakonshëm të portugezit kundër Sampdorias.
Si mund t’i interpretojë Juventusi këto sinjale? E vështirë për ta thënë, por me siguri që Sarri do ta pëlqente shumë një futbollist si belg, që i kujton disi Zielinskin, në kohët e Napolit. De Bruyne mund të luajë në të gjithë rolet e repartit pa asnjë dallim. Natyrisht paratë, e kartonit dhe pagës janë problem më i madh për tu kaluar, por nëse skualifikimi i Uefa-s për “qytetarët”, konfirmohet, Juventus do të vihet në lëvizje.
Duket e vështirë që vlera e kartonit të tij të zbresë nën shifrën e 100 milionë eurove, pasi po flasim për mesfushorin më të kompletuar në botë. Gjithsesi nuk duket aspak një transferim i pamundur, pasi te Juventusi po bëjnë gati valixhet dy futbollistët e parë, Pjanic dhe Higuain. Skuadra torineze kërkon të ndërtojë një ekip ëndrrash për të synuar triumfin në trofeun me “veshë të mëdhenj” që i mungon prej shumë vitesh. /Rozalb Lika-Koha Jone/