De Bruyne: Unë dhe familja ime mund të kemi kaluar koronavirusin

Kevin De Bruyne beson se ai dhe familja e tij mund të jenë infektuar me koronavirus gjatë periudhës që kanë qenë karantinuar në Manchester, por nuk janë testuar për koronavirus.

Ylli i Man.City mori masat e distancimit social, ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, ndërkohë që në familjen e tij disa prej anëtarëve shfaqën shenjat e sëmundjes.

“Në fillim të bllokimit, në familjen time kishte të sëmurë për tetë ose nëntë ditë. Filloi me djalin tim të vogël, për të vazhduar me djalin e madh dhe gruan ime, por nuk e di nëse kishin koronavirus. Për fatin e mirë tani e kemi kaluar, dy-tri javët e fundit kemi qenë mirë.

Dy javët e para ishin pak të çuditshme sepse nuk e di se çfarë po ndodhte. Më pas gjithçka u bë rutinë, kam notuar pak sepse kam fatin që të kem një pishinë. Gjatë kësaj periudhe jam stërvitur sipas një programi që na e ka dërguar klubi”, deklaroi De Bruyne për Sky Sports. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP