De Bruyne frikëson City-in: Dy vjet pa Champions League janë shumë!

Lajme aspak të mira për Manchester City-in nëse e shohim me optikën e merkatos së ardhshme. Kevin De Bruyne është futbollisti i parë që ka shprehur qëndrimin e tij pas përjashtimi dy-vjeçar nga kompeticionet europiane të ekipit anglez.

“Dy vjet pa Champions League do të ishin vërtet të gjata, nëse do të reduktohet për një vit mund të mendohem, por dy janë shumë”, tha fillimisht belgu për “Het Laatste Nieuws”.

Kontrata e De Bruyne te City skadon në vitin 2023, por deklarata e tij të lë të kuptosh se largimi i tij është mëse i mundur gjatë kësaj vere.

“Drejtuesit e klubi na thanë që do të apelojnë dhe ata janë pothuajse 100% të sigurt se kanë të drejtë. Kjo është arsyeja pse unë jam duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë. Unë i besoj ekipit tim. Pasi të merret vendimi, do të rishikoj gjithçka. Dy vjet do të ishin shumë, por në rastin e një viti mund të qëndroj.

Unë luaj për një nga ekipet më të mira në botë, luaj në Angli, në pikëpamjen time, në kampionatin më të fortë në botë dhe kjo më pëlqen. Sfida ime është të jesh më i miri dhe unë kam nevojë për të.

Guardiola? Pep tha se do të qëndrojë edhe vitin tjetër, sido që të jetë, pastaj kontrata e tij përfundon. Nuk do ta lejoj që vendimi im të varet nga ajo që Pep po bën”, u shpreh De Bruyne.

SHKARKO APP