De Laurentiis i shokon të gjithë, kërkon që finalja e Superkupës me Juventusin të mos luhet

Pasi fitoi betejën për rikuperimin e ndeshjes ndaj Juventusit në kampionat, falë mbështetjes nga CONI, Napoli tashmë u përpoq që të “fut hundët” edhe te Superkupa e Italisë. Aurelio de Laurentiis paraqiti propozimin për të mos luajtur ndeshjen e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje, përsëri kundër bardhezinjve.

Arsyeja? Në nivelin ekonomik, të ardhurat do të ishin më të ulëta se në të kaluarën, kalendari tashmë është i mbingarkuar, përveç faktit që Reggio Emilia, vendi i ndeshjes, është i vendosur në një rajon me rrezik të lartë Covid-19.

Duke hyrë në detaje, klubet do të përfitojnë 2.6 milionë nga 5.8 milionë euro të edicionit 2019 në Arabinë Saudite. Mungesa e tifozëve dhe fondeve nga sponsorët ka ulur ndjeshëm përfitimet. De Laurentiis ndërkohë nuk kërkon që të japë një premio shtesë për futbollistë në rast suksesi dhe kjo është një arsye që sipas tij nuk ka një përfitim të madh ekonomik.

Ai ka kërkuar që ndeshja të luhet në fund të sezonit, atëherë kur edhe situata nga pandemia do të jetë shumë më e mirë. Një kërkesë e konsideruar si absurde në mediat italiane, që vjen fill pa një vendimi shumë të çuditshëm që tregon për drejtësinë e cunguar në shtetin fqinj në botën e sportit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP