De Laurentiis: Sarri më tradhtoi, u largua për para!
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i është rikthyer largimit të Maurizio Sarrit, duke e cilësuar tradhti kalimin e tij te Juventusi.
“Më ka tradhtuar me justifikimin më vulgar, që ka të bëj m paratë. Unë doja që t’i besoj, por ai zgjodhi që të largohej. Më la në pritje deri në ndeshjen e fundit, duke krijuar paqartësi për shoqërinë”, tha numri një i Napolit.
Trajneri aktual i “Zonjës së Vjetër” kaloi tri sezone te Napoli, duke i bërë tifozët që të ëndërronin edhe titullin, por De Laurentiis kujton: “Kur e zgjodha tifozët bën parulla kundër meje”.
Fillimisht Sarri kaloi në Angli ku drejtoi për një sezon Chelsea-n, ndërkohë që më pas u rikthye në Itali për të marrë drejtimin e Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/