De Ligt i përgjigjet Kluivert: Nuk jam penduar që zgjodha Juven!

Matthijs De Ligt i përgjigjet përmes mediave holandeze deklaratave të Patrick Kluivert, i cili punon si konsulent te klubi katalanas. Së fundmi ai është shprehur se mbrojtësi është penduar që zgjodhi Juventusin dhe jo Barcelonën.

 

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar i ka kthyer menjëherë përgjigje, duke u shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk jam penduar që kam shkuar te Juventusi. Thuhet dhe shkruhen shumë gjëra dhe kur flet një si Kluivert, duket si e vërtet, por deklarata e tij është vetëm një supozim”, deklaroi De Ligt. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?