De Sciglio merr ofertë nga Spanja, Juventus gati ta lërë të lirë

Mattia De Sciglio ka kohë që nuk bën pjesë në planet e Juventusit për të ardhmen. Edhe ndryshimi i trajnerëve në drejtimin e skuadrës me largimin e Sarrit dhe ardhjen e Pirlos duket se nuk ndryshon asgjë lidhur me të ardhmen e mbrojtësit.

Ish-futbollisti i Milanit mund të pranojë një transferim në La Liga, pasi klubi i Villarreal, pas dëmtimit të Alberto Moreno ka hedhur sytë nga 27-vjeçari, që pëlqehet shumë nga drejtuesit e nëndetëses së verdhë. Për De Sciglio, kalimi në Spanje do të ishte një mundësi e mire për karrierën e tij.

 

SHKARKO APP