De Vrij dëmtohet, do të mungojë në sfidën ndaj Italisë
Stefan De Vrij ishte një nga lojtarët më të spikatur të Interit në sezonin e kaluar. Mbrojtësi i ekipit të Antonio Contes është dëmtuar së fundi gjatë një seance stërvitore me kombëtaren holandeze (37 ndeshje dhe 3 gola me Tulipanët).
Ky frenim e ka detyruar 28-vjeçarin të humbasë dy ndeshjet e Nations League kundër Polonisë dhe Italisë, teksa është larguar nga grumbullimi me kombëtaren.
De Vrij do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara në këto ditë për të mësuar më shumë rreth shkallës së dëmtimit. Serie A nis në datë 20 shtator dhe Antonio Conte shpreson që dëmtimi të mos jetë i rëndë dhe ta ketë sa më shpejt në dispozicion.