De Zerbi: Penalltia e dytë e dhënë për Realin ishte e turpshme!

Pas humbjes 2-1 në “Santiago Bernabéu” kundër Real Madrid, trajneri i Olympique Marseille, Roberto De Zerbi, nuk i kurseu kritikat ndaj gjykimit të ndeshjes. Italiani u ndal veçanërisht te dy penalltitë e akorduara për spanjollët, duke i cilësuar vendimtare për fatin e takimit.

“E dyta ishte e pajustifikuar. Është e turpshme. Do ta kisha thënë edhe po të ishte dhënë në favorin tonë, sepse është e pabesueshme. Nuk ishte kurrë penallti,” u shpreh i zemëruar De Zerbi.

Megjithatë, trajneri pranoi se skuadra e tij nuk dha maksimumin: “Kam një ekip shumë të fortë, por sonte luajti nën mundësitë e veta për shumë arsye. Zgjodhëm të linim më shumë hapësira mes linjave dhe më pak thellësi. Do të punojmë së bashku në drejtimin e duhur për ta çuar Marseille në një nivel më të lartë,” theksoi strategu italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?