Debate në Francë, ndalohet pushimi i iftarit për lojtarët gjatë ndeshjes
Muaji i Ramazanit ka nisur këtë javë dhe në shumë liga europiane të futbollit gjyqtarët do të lejojnë një pushim të shkurtër për lojtarët që mbajnë iftarin, por në Francë nuk do të ndodhë.
“RMC Sport” raporton se drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit vendosën të mos lejojnë lojtarët të bëjnë pushim për iftar gjatë ndeshjes, gjë që hasi reagime të forta.
Francezët bënë një lëvizje identike vitin e kaluar, kur komisioni i arbitrave u dërgoi një letër të gjithë gjyqtarëve që të mos ndërprisnin ndeshjet në mënyrë që lojtarët e besimit mysliman të mund të prishin agjërimin.
Komisioni i arbitrave e justifikoi këtë veprim duke u shprehur se donin të shmangnin çdo formë provokimi, dhe nuk dihet nëse menduan se tifozët do të reagonin keq për pushimin e iftarit.
KOHA JONË SONDAZH

