Debati pas Champions League: Capello vë në pikëpyetje përgatitjen e Palladinos

Atalanta pësoi një humbje të thellë 6-1 në shtëpi kundër Bayern Munich në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League, një mbrëmje zhgënjyese jo vetëm për skuadrën, por edhe për trajnerin Raffaele Palladino. Pas ndeshjes në New Balance Arena, Palladino u përfshi në një debat televiziv me ish-trajnerin dhe tani opinionistin e Sky, Fabio Capello. Capello e sfidoi Palladinon me një pyetje provokuese: “Palladino, para ndeshjes the se kishe parë 12 ndeshje të Bayernit për t’u përgatitur: çfarë ndryshoi Bayerni për t’ju befasuar? Apo i studiuat keq?”

Palladino iu përgjigj me qetësi, duke theksuar se “Mister, ka vlera në fushë…”. Capello e shfrytëzoi këtë përgjigje për të insistuar, duke kritikuar atë që ai e konsideronte një qasje tepër të guximshme të Atalantës. “Ah, atëherë kjo është e rëndësishme, të pranosh vlerat!” tha Capello. Palladino mbeti i palëkundur në pozicionin e tij, duke deklaruar: “Mister, ne nuk do të ndryshojmë, nuk do të mbrojmë në zonë. Më mirë e pranojmë rezultatin. Sonte mësuam shumë.”

Pas mbylljes së lidhjes televizive, Capello shpjegoi më tej kritikën e tij ndaj ish-trajnerit të Monzës dhe Fiorentinës. Ai theksoi se “Nëse luan njeri kundër njeriu dhe kundërshtari yt është superior teknikisht dhe të kalon vazhdimisht, atëherë krijon probleme për të gjithë skuadrën. Kjo ishte vështirësia që gjeti Atalanta.” Edhe De Roon, një nga lojtarët kyç të Atalantës, në fakt, kundërshtoi zgjedhjet e trajnerit të tij. Holandezi tha: “U përpoqëm të bënim presion në vend që të tërhiqeshim dhe të provonim kundërsulmin, por ata janë shumë të fortë. U përpoqëm dhe humbëm, por ndoshta zgjedhja nuk ishte e duhura.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?