
Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri. Pas vetëm 13 minutash lojë ndaj Sampdoris erdhi goli i parë i shënuar nga Dejan Kulusevski. Talenti i ardhur këtë verë te bardhezinjtë lëshoi një të majtë magjike në cepin e portës së Auderos.