Declan Rice shënoi dy super gola në Champions, futet në histori

Arsenali zhvilloi një ndeshje fantastike në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Real Madridin me rezultat të pastër 3-0.
Ylli i mbrëmjes ishte pa dyshim Declan Rice, i cili realizoi dy gola spektakolar nga goditjet e lira, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës spanjolle. Golin e tretë për “Topçinjtë” e shënoi Merino, duke vulosur një fitore historike në “Emirates”.
Me këto dy gola, Rice hyri në historinë e Champions League, pasi u bë lojtari i parë që shënon dy herë nga gjuajtjet e lira në një ndeshje të fazës me eliminim direkt të këtij kompeticioni.
Rice tashmë ka siguruar një vend të veçantë në historinë e turneut më prestigjioz evropian për klube, teksa kujtojmë që për të ishin dy golat e parë nga goditjet e lira.
