Deco zbulon: PSG ka kërkuar Yamal sezonin e kaluar!

Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë performancave të jashtëzakonshme në fushë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë. Një nga klubet që ka shfaqur interes konkret ka qenë Paris Saint-Germain, i cili sipas drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, ka tentuar ta marrë talentin spanjoll.

Në një intervistë për RAC-1, Deco zbuloi:”Kanë pasur oferta sezonin e kaluar, jo këtë. Të gjithë e dimë për kë po flasim dhe sa vlen. Kur nuk do t’i dëgjosh ofertat, është e kotë. Por klubet pyesin gjithmonë. PSG e ka kërkuar, Real Madrid jo.”

Barça duket e vendosur të mos dëgjojë asnjë ofertë për Lamine Yamal, të cilin e konsideron pjesë kyçe të projektit afatgjatë, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha si PSG vetëm sa e rrit vlerën dhe rëndësinë e tij në kampin katalanas. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?