Deklarata befasuese: Napoli nuk ka nevojë për mrekulli, eliminon Barçën

Barcelona do të luaj me Napolin në 1/8 e kompeticionit Uefa Champions League.

Katalanasit u konsideruan me fat për këtë short por ndryshe mendon babai i Pepe Reinas, Miguel, i cili këmbëngul se Napolit nuk do t’i duhet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën, në një ndeshje që e konsideron të hapur. Në një intervistë për Radio Kiss Kiss Miguel, citon faktin se Barça është shumë e varur nga Lionel Messi.

“E adhuroj Napolin dhe mënyrën sesi luan futboll. Pres një takim të baraspeshuar, sepse Napoli po luan futboll të mirë momentalisht dhe nuk i nevojitet ndonjë mrekulli për ta mposhtur Barcelonën. Them se Barça është 70-80 për qind e varur nga Messin. Ajo nuk ka më lojtarë si Xavi apo Iniesta”, theksoi Miguel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?