Deklarata e bujshme e Gjicit në gazetën “Koha Jone” pak ditë më parë për trajnerin Gjoka

Pak orë pas shkarkimit të Ramadan Ndreut, Kukësi ka emëruar trajnerin e ri, me të cilin do të përfundojë sezonin. Bëhet fjalë për Ernest Gjokën, i cili rikthehet në stolin e skuadrës veriore, ndërsa zëvendëson pas vetëm tre ndeshjesh Ndreun. Pak ditë më parë, presidenti i verilindorëve, Safet Gjici u tregua i ashpër ndaj Gjokës në intervistën e dhënë ekskluzivisht për gazetën “Koha Jone”, duke e cilësuar si një trajner jo fitues.

“Ernest Gjoka bëri mirë si puna e “lopës” deri aty, dhe kur kishte për të hedhur një hap të madh për veten dhe për klubin, i ra me shkelm. Erdhi momenti për të bërë hapin e madh, për të kaluar një tur në Champions League.

Ai duhet të bënte mirë për veten e vet, jo për mua. I thash “mos ja lërë penalltinë Pero Pejiç sepse portieri i atyre ishte kroat dhe logjikisht ai e njeh Peron”. Trajnerët nuk mendojnë shumë, janë “kokëvegjël”. Unë nuk i thash që të hiqte Peron dhe ta gjuante “x”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri e sheh vet se kush është në formën më të mirë. Aty ishte Emini që shënoi dy gola, tani lërja atij, ta humbë. Edhe Messi e Ronaldo kanë humbur penallti. 1.3 milion euro humbëm nga ajo penallti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjoka nuk është trajner i keq, por çfarë bëri më pas, mori Vllazninë dhe Kamzën dhe i ul nga kategoria. Një trajner kampion shkon në ekipet që janë në 3-4 ekipet e para dhe nuk mund ta ulë veten. Kjo ndodh sepse nuk është trajner i madh, nuk e bën dot “vezën e madhe”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?