Deklarata e avokatit të Maradonës: Ambulanca erdhi me vonesë, sjellje kriminale!

Matias Morla ishte avokat i Diego Armando Maradonës në vitet e fundit të jetës së tij. Një figurë e rëndësishme për argjentinasin, teksa ditën e sotme ka dhënë një deklaratë të fortë, duke kritikuar personelin sanitar për shkak të vonesës së ambulancave.

“Sa i përket raportit të Prokurorisë Publike të San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk kishte përkujdesje ose kontrolle nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime.

Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat e kësaj vdekje të hetohen deri në fund. Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë. Sot është një ditë dhimbjeje e thellë, trishtimi dhe reflektimi. Ndiej në zemrën time largimin e mikut tim, të cilin e kam nderuar me besnikërinë dhe mbështetjen time deri në ditët e fundit të tij.

Për të përcaktuar Maradonën në këtë moment të hidhërimit dhe dhimbjes së thellë mund të them se ai ka qenë një person i mirë, ai ishte futbollisti më i mirë në të gjithë historinë e futbollit dhe ishte një person i ndershëm”, deklaroi Mola.

SHKARKO APP