Del përgjigja e tamponit të Zidane, do të mbetet në izolim

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mbetet në izolim përpara ndeshjes së kësaj fundjave kundër Osasuna, pasi kishte qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me dikë që doli pozitiv për Covid-19. Francezi nuk e mbikëqyri seancën stërvitore të ekipit të parë të enjten në mëngjes, megjithëse rezultati i tamponit doli negative më vonë, gjatë ditës. Tashmë i mbetet La Liga-s t’i hapë dritën jeshile ose jo francezit për të udhëtuar drejt Pamplona për ndeshjen.

Zidane shkoi në “Valdebebas” të Madridit dje në mëngjes për t’iu nënshtruar testit PCR, si dhe një tjetër test antigjeni. Trajneri i bardhë doli negativ në testin e shpejtë të antigjenit. Edhe testi PCR, gjithashtu, tregoi rezultat negativ. Sipas protokollit të La Liga-s, Zidane do të duhet të qëndrojë në izolim për tri ditë, derisa t’i nënshtrohet një testi tjetër PCR, edhe pas testimit negativ të së enjtes.

SHKARKO APP