Del Piero elozhe për Zhegrovën: Të jep ndjesinë se mund të të bëjë keq në çdo moment!
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka dhënë një koment të veçantë për paraqitjen e Edon Zhegrovës, duke e cilësuar sulmuesin shqiptar si një nga elementët më të rrezikshëm të bardhezinjve në repartin ofensiv.
“Tani për tani, Spalletti duhet të menaxhojë me kujdes sulmuesit, nga ana taktike, fizike dhe psikologjike. Zhegrova është një lojtar që të jep gjithmonë ndjesinë se mund të të dëmtojë. Duhet të jetë aty, i pranishëm me këtë kërcënim për 90 minuta,” tha Del Piero për mediat italiane.
Zhegrova u aktivizua në minutën e 71-të të ndeshjes kundër Sporting CP në Ligën e Kampionëve dhe la menjëherë gjurmë në lojë me driblime të shpejta dhe lëvizje krijuese, duke detyruar mbrojtësit portugezë ta ndalin disa herë me faulla.
Pavarësisht energjisë që solli futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Juventusi nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1, rezultat që e lë skuadrën e Spallettit në një pozitë të vështirë në grup. Pas katër ndeshjeve të para, bardhezinjtë kanë vetëm 3 pikë dhe rrezikojnë seriozisht të mos e kalojnë fazën e grupeve. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

