Del Piero i “shkel syrin” Juventusit: Jam gati që të rikthehem!

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero i jep një mesazh të qartë klubit torinez se dëshiron të rikthehet në një rol të rëndësishëm. Në një bashkëbisedim shumë interesant për podkastin “Kickin’it”, ish-kapiteni ka treguar dashurinë e madhe që ka për bardhezinjtë dhe synimin për t’u rikthyer pas 19 viteve fantastike që ka kaluar.

“Të punoj sërish te Juventus, sigurisht që po. Është pjesë e jetës sime. Kam kaluar më shumë kohë atje, se në shtëpi. Është çmenduri, kështu që do të jetë shumë mirë. Edhe nëse nuk do të ndodhë, nuk ndryshon asgjë mes meje dhe fansave. Ne kemi shkruar historinë së bashku, është një tregim i bukur. Nuk jam i mërzitur që nuk jam pjesë deri më tani. Jam i fokusuar në atë që po bëj dhe do të vijë momenti i duhur për t’u bërë pjesë”, zbuloi Del Piero. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP