Del Piero: Juventus duhet të besoj te titulli, me 4-5 fitore radhazi asgjë s’është e sigurt!

A ka përfunduar gara për titull në Seria A? Sipas Alessandro Del Pieros, absolutisht jo. Legjenda e Juventusit, në një intervistë për Corriere della Sera, ka hedhur poshtë deklaratat e Adrien Rabiot pas fitores ndaj Bolognës, duke theksuar se lufta për titullin mbetet ende e hapur.

“Nuk e besoj se gara ka mbaruar”, shprehet Del Piero.

“Është e vërtetë që Milani, së bashku me Interin, janë skuadrat me shanset më të mëdha për titullin. Milani ka pasur më pak ndalesa gjatë sezonit dhe nuk do të ketë angazhime europiane që t’i shpërndajnë energjitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj është normale që Rabiot të bëjë këto konsiderata, sidomos duke pasur parasysh se Interi do të ketë përballje të vështira në vazhdim. Në këtë moment, Milani është rivali kryesor, por ka edhe kandidatë të tjerë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse Juventusi mund të rikthehet në garë, Del Piero shfaqet optimist. “Pse jo? Në ambient ndihet një besim i ripërtërirë. Dhoma e zhveshjes duhet dhe mund të besojë sërish. Është e vërtetë që rikuperimi ka nisur më vonë se te rivalët, por nëse skuadra arrin katër apo pesë fitore radhazi, duke përfshirë edhe ndeshjen e madhe në ‘San Siro’ ndaj Interit, atëherë asgjë nuk do të ishte më e sigurt”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?