Del Piero pas ndeshjes Real-Bayern: Largohem me një buzëqeshje të trishtë …

Një nga ndeshjet më të bukura të sezonit në Santiago Bernabéu, përballja mes Real Madrid dhe Bayern Munich, ka lënë mbresa të forta jo vetëm te tifozët, por edhe te emra të mëdhenj të futbollit europian.

Mes tyre ishte edhe legjenda italiane Alessandro Del Piero, i cili e ndoqi sfidën nga afër dhe ndau emocionet e tij në studiot e “Sky”. Ish-sulmuesi u shpreh i mahnitur nga atmosfera dhe niveli i lojës, por nuk e fshehu edhe një ndjenjë zhgënjimi për gjendjen aktuale të futbollit italian.

“Largohem me një buzëqeshje të trishtë. Pamë një ndeshje të jashtëzakonshme. Ndihesh pjesë e gjithçkaje në stadium; edhe 4 mijë tifozët e Bayernit nuk pushuan së kënduari. ‘Bernabéu’ shpërtheu në disa momente, veçanërisht te goli i 2-1, ku nga fishkëllimat kaloi në një apoteozë të vërtetë”, deklaroi Del Piero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kjo përballje ishte një reklamë perfekte për futbollin modern, por njëkohësisht një kujtesë e dhimbshme për Italinë: “Është e vështirë të mos ndjesh keqardhje kur mendon se klubet italiane janë ende larg këtyre niveleve. Nuk jemi më pjesë e kësaj faze të Champions-it dhe nuk kemi arritur ende këtë standard”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, ish-kapiteni i Juventus la një mesazh mes optimizmit dhe realizmit: “Një buzëqeshje për mbrëmjen fantastike, pak trishtim, por edhe shpresë që së shpejti të rikthehemi në këto nivele”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?