Del Piero: Zidane bënte futboll të pastër, ishte fantastik

Alessandro Del Piero foli për trajnerin aktual të Real Madridit, Zinedine Zidane në një lidhje “live” në Instagram, ku nuk i kurseu fjalët e mira.

“Ishin pesë vite të mrekullueshme me të. Zizou, kur arriti te Juventusi, ishte një djalë i heshtur, shumë i përulur, por u integrua mjaft mirë në grupin tonë. Në Torino u rrit shumë, edhe pse tashmë kishte cilësi.

Në fakt, te Juventusi u përmirësua në shumë aspekte, gjë që e ka pranuar edhe vetë në kaq shumë raste. E përsëris, ishin pesë vite të mrekullueshëm. Ne ishim në gjendje të fitonim më shumë, nga këndvështrimi i lojës, kënaqësisë, teknikës … Zidane ishte vetë futbolli i pastër, bio. Ajo që bëri ishte e jashtëzakonshme”, deklaroi Del Piero.

SHKARKO APP