Deliaj mbyll dhe garimin e tretë në Olimpiadë, renditet sërish e fundit

Manuela Delilaj përfundoi edhe garën e saj të tretë në Lojërat Olimpike të Tokios, me 25 metra pistoletë, kualifikim i shpejtë.

Sportistja që garon për ekipin olimpik të Shqipërisë grumbulloi 556 pikë në raundin e saj, duke u renditur e fundit. Nga ky raund kualifikoheshin 8 sportistët që grumbullonin më shumë pikë.

Delilaj është sportistja e ekipit olimpik që ka kryer më shumë gara. Ajo e nisi garimin e saj në ditën e parë të Lojërave më disiplinën 10 m pistoletë me ajër, ku vendosi edhe rezultatin personal më të mirë me vendin e 32.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në garën e dytë të zhvilluar më 29 korrik, Delilaj u rendit në vendin e 43, për ta mbyllur me kualifikimin e shpejtë në 25 metra me vendin e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?