FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Capello: Ky Milan nuk duket i Allegrit, një qendërsulmues nuk mjafton

Fabio Capello ndez dritën e alarmit mbi situatën e Milanit. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka humbur terren në javët e fundit dhe është eliminuar në gjysmëfinale të Superkupës Italiane nga Napoli, një sinjal shqetësues për një ekip që në letër është ndërtuar për të siguruar kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i njohur italian ka analizuar momentin e kuqezinjve në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, duke vënë theksin te problemet strukturore të skuadrës.

“Milan humb pikë dhe pëson gola: kjo nuk është tipike për Allegrin. Ky është dramë sportive e kuqezinjve,” ka theksuar Capello. “Duhet të gjejnë sa më shpejt soliditetin në mbrojtje, sepse gabimet dhe pasiguritë deri tani kanë kushtuar shumë pikë. Qasja është shumë ofensive, por në këtë mënyrë skuadra vuan prapa. Dhe, mbi të gjitha, duhej bërë më mirë kundër ekipeve më të vogla.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në merkato, Milani ka ndërhyrë duke afruar Füllkrug, një përforcim për repartin ofensiv. Por a mjafton ky transferim për të ndryshuar rrjedhën e sezonit? Capello mbetet i matur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“A mund të jetë zgjidhja? Është një pyetje e rëndësishme që kërkon një përgjigje po aq të rëndësishme. Pa një numër 9 është e vështirë të luash,” ka vijuar ai. “Füllkrug është një sulmues i stilit të vjetër, sigurisht që në klub është diskutuar gjatë për të zgjedhur profilin e duhur. Megjithatë, problemi nuk është vetëm qendërsulmuesi.”

Sipas Capellos, Milani duhet të shfrytëzojë edhe një avantazh që rivalët nuk e kanë: mungesën e angazhimeve europiane. “Kuqezinjtë nuk luajnë në kupat europiane, ndryshe nga skuadrat e tjera, dhe kjo duhet të jetë një pikë force për pjesën e mbetur të sezonit,” ka përfunduar ish-tekniku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?